Ditën e Dielë, më datë 12.05.2024, pranë ambienteve të Stadiumit Elbasan Arena me praninë e z.Dario Giombelli, specialist në World Athletics dhe Drejtor Teknik i Garave, është zhvilluar seminari për rregulloren teknike të gjyqtarëve.
z.Dario Giombelli ka një karierë mbi 40-vjeçare si gjyqtar, arbitër dhe drejtor teknik në aktivitetet më të rëndësishme sportive të Atletikës si në Lojrat Olimpike, Kampionate Botërore, Kampionate Evropiane si dhe eventet më të rëndësishme si Diamond League. Momentalisht është një nga Drejtorët e Garës në Kampionatin Europian Roma 2024.
Dario është personi i caktuar nga World Athletics për të bashkëpunuar dhë ndihmuar Federatën Shqiptare të Atletikës në plotësimin e kushteve për të dalë nga Watching List.
Ky projekt bëhet i mundur falë mbështetjes dhe financimit nga Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH) Solidaritet Olimpik (CIO) dhe Federatës Botërore të Atletikës (WA). Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet të përditësohen njohuritë e gjyqtarëve të atletikës me rregulloren teknike për organizimin dhe administrimin e eventeve sportive të niveleve të ndryshme dhe ndërtimin e strukturave të sektorit të administrimit të eventeve sipas struktures së (WA) në mënyrë që të gjitha rezultatet e arritura në eventet sportive të organizuara në vendin tonë të plotësojnë të gjitha kriteret për të qënë të homologueshme ndërkombëtarisht.
Comentarios